Gazetari hulumtues italian cak i sulmit me bombë afër Romës

Gazetari i njohur hulumtues italian ka qenë cak i një sulmi me bombë, raporton “The Guardian”, përcjell KFVA.

Sigfrido Ranucci, moderator i “Report”, program hulumtues që transmetohet në televizionin publik, Rai, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur rreth 20 minuta pas mbërritjes në shtëpinë e tij në Campo Ascolano, afër Romës, mbrëmjen e djeshme.

Shpërthimi ka shkatërruar pjesërisht edhe një makinë që ishte e së bijës së Ranuccit. Askush nuk është lënduar nga sulmi, dhe policia anti-mafi në Romë menjëherë ka nisur hetimet.

Bomba, me gjasë e prodhuar me fishekzjarre, ishte vendosur ndërmjet dy vazove para shtëpisë së Ranuccit, kanë bërë të ditur raportet në shtypin italian të premten në mëngjes, më 17.10.2025, duke iu referuar burimeve policore. Pajisja nuk ishte aktivizuar nga distanca, dhe me gjasë ishte aktivizuar prej një fitili të ndezur.

Ranuçi, i cili prej vitesh është nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve që i janë bërë, u tha gazetarëve se dëgjoi ‘një shpërthim të fuqishëm’, duke shtuar se shpërthimi ishte aq i fortë sa mund të kishte vrarë një kalimtar.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…