• Sun. Oct 19th, 2025

Gara për Asamblenë e Pejës, numërohen mbi 70 % të votave – këta janë kandidatët që po prijnë nga LDK, VV dhe partitë e tjera

Bykfvanews

Oct 17, 2025

Në Komunën e Pejës, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale është ende duke vazhduar ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë procesuar 101 nga gjithsej 140 vendvotime, që përfaqësojnë 72,14 % të tërësisë së votave.

Bazuar në rezultatet e përditësuara të KQZ-së, në garën për kryetar të Pejës, i pari radhitet Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 45,79%, e i cili pasohet nga Taulant Kelmendi i VV-së, me 28.51% të votave të grumbulluara.

Nga vendvotimet e proceduara të QKN-së në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës, prin edhe në garën për Kuvendin Komunal.

Pesë më të votuarit e LDK-së në garën për asamblenë komunale janë: Gazmend Muhaxheri me 11,349 Vota, Rexhep Kurtbogaj me 915 Vota, Agron Nikçi me 607 Vota, Petrit Loci me 603 vota dhe Naser Gega me 577 vota.

Nga VV-ja listën me vota e kryeson bartësi i saj, Berat Ganiqi me 6,209 Vota, Mubera Belegu me 367 vota, Besnik Zeqiraj me 343 vota, Bujar Agusholli me 337 vota dhe Valbona Taraku me 319 vota.

Në listën e AAK-së më i votuari është bartësi i saj Arbër Grabovci me 5,919 Vota, pasuar nga Naim Bytyqi, Shaban Ramaj, Labinot Panxha dhe Hidajete Krasniqi.

Nga PDK-ja më i votuari është Arta Nallbani me 2,955 vota, pasuar nga Edonjeta Berisha, Leotrim Murtezaj, Fatime Shala dhe Bashkim Podrimqaku.

Rezultatet mund t’i gjeni në këtë link.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *