Trump nuk i kursen ish-miqtë, John Bolton pritet të thirret për gjykim nga Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA pritet t’i kërkojë një jurie të madhe të ngrejë padi kundër John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump.

Sipas një personi që ka dijeni mbi çështjen Bolton do të thirret për gjykim. Këto raportime vijnë dy muaj pasi agjentët e FBI-së gjetën dokumente të shënuara “konfidenciale” në zyrën e tij në Uashington.

Sipas të dhënave të gjykatës, dokumentet i referoheshin armëve të shkatërrimit në masë. Nëse juria e madhe miraton aktakuzën ndaj Boltonit, kjo do të jetë hera e tretë në javët e fundit që një kritik i presidentit amerikan akuzohet penalisht.

Një avokat i Bolton më parë ka mohuar se klienti i tij ka bërë ndonjë gjë të gabuar.

Bolton ishte për një kohë të shkurtër këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën e parë të Donald Trump.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…