Prokuroria ngre aktakuzë kundër tre personave për fajde dhe detyrim: Viktima u dëmtua mbi 100 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave me inicialet P.T, A.G dhe M.A, për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, shkruan KFVA.

Sipas njoftimit, të pandehurit P.T. dhe A.G. akuzohen se gjatë viteve 2022-2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë detyurar viktimën B.P, që të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij.

Viktima thuhet se është dëmtuar në shumën mbi 100 mijë euro.

“Sipas aktakuzës, P.T., e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare. Viktima kishte lidhur kontratë për shtijen e lokalit me A.G., në vlerë prej 150 mijë eurosh. A.G., me arsyetimin se nuk është realizuar kontrata, përmes kanosjes e ka detyruar të paguajë shuma të mëdha parash. Ndërsa, M.A., e kishte detyruar B.P të paguaj tri herë më shumë sesa shumën e borxhit, të cilin viktima ishte detyruar ta merrte për shkak të gjendjes së rënduar financiare. Viktima është dëmtuar në shumën mbi 100.000 mijë euro”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsistemiprokurorial%2Fposts%2Fpfbid028zUpLidCKSmav1HzCLCQJt1igovyvSeSKGL23piC8pz8Rx8xcadjzxGfCdEXLkAWl&show_text=true&width=500

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…