Policia e arreston një person për kanosje në rrugën pranë Ambasadës Amerikane, i dyshuari është duke u intervistuar

Një situatë e tensionuar është raportuar sot paradite pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për disa minuta u bllokua qarkullimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Periskopin se arsyeja e ndërhyrjes policore ishte një rast kanosjeje i raportuar rreth orës 11:00.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar,” ka deklaruar Pllana.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…