Podujevë: Këta janë 10 kandidatët që po prijnë me vota për Asamblenë Komunale nga VV, LDK dhe PDK

Në Komunën e Podujevës, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale është ende në vazhdim, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë procesuar 70 nga gjithsej 113 vendvotime, që përfaqësojnë 61.95% të tërësisë së votave.

Bazuar në këto rezultate preliminare, janë bërë publike edhe top 10 kandidatët më të votuar për Asamblenë Komunale nga tri subjektet kryesore politike në këtë komunë: Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe PDK.

Lëvizja Vetëvendosje: Shpejtim Bulliqi udhëheq me 9,536 vota, ndjekur nga Adelina Stublla me 732 vota, Avni Fetahu me 636 vota, Bahri Selimi me 514 vota, Lirie Hoti Rama me 484 vota, Florent Hasani me 406 vota, Artrit Mulliqi me 400 vota, Vigan Salihu me 324 vota, Fatri Zhitija me 318 vota dhe Valdet Kamerolli me 315 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Ekrem Hyseni udhëheq me 7,886 vota, ndjekur nga Enis Shabani me 496 vota, Alisa Jetullahu me 456 vota, Besim Latifi me 417 vota, Enis Dervisholli me 384 vota, Blerta Azemi Berisha me 339 vota, Valdet Restelica me 329 vota, Valon Demolli me 322 vota, Ermal Osmani me 281 vota dhe Gresa Qosa Maqastena me 277 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Isak Shabani udhëheq me 2,423 vota, ndjekur nga Isuf Osmani me 260 vota, Lulzim Pollomi me 250 vota, Afrim Avdiu me 188 vota, Burim Januzi me 153 vota, Avni Ajeti me 140 vota, Florim Statovci me 136 vota, Hilmi Hoxha me 131 vota, Mimoza Abdullahu me 117 vota dhe Arsim Beqiri me 114 vota.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…