Pas një sëmundjeje të shkurtër, vdes shefja e zyrës ligjore të SHSKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Unviveristar i Kosovës, ka njoftuar se pas një sëmundjeje të shkurtër, ka vdekur Mevlie Berisha, shefe e Zyrës Ligjore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

SHSKUK-ja ka vlerësuar lart punën e saj, mbi 25 vjet në këtë institucion.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas një sëmundjeje të shkurtër, është ndarë nga jeta Mevlie Berisha, shefe e Zyrës Ligjore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Largimi i saj i parakohshëm ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në institucionin tonë, ku ajo kontribuoi me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri për mbi 25 vjet.

Znj. Berisha ishte jo vetëm një profesioniste e palodhshme dhe mbrojtëse e palëkundur e vlerave ligjore në shëndetësi, por edhe një kolege e respektuar dhe e admiruar në karakterin fisnik.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe gjithë bashkëpunëtorët e saj që ndajnë dhimbjen për te.

Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë mes nesh, përmes veprës dhe gjurmëve që la pas në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor të vendit tonë.

U prehsh në paqe, Mevlie!

Faleminderit për kontributin tuaj!

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…