Parashikimi i motit për ditët në vijim

Mot kryesisht i vranët parashihet ditën e premtë, me të reshura të kohëpaskohshme shiu, që pritet të fillojnë në pjesë të vendit që nga orët e para të ditës. Temperaturat minimale zbresin në 8 e 10C, derisa ato maksimale, mbesin më të ulëta, duke u luhatur ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Reshjet e shiut kohëpaskohe pritet të vazhdojnë përgjatë ditës së shtunë. Më vonë në mbrëmje pushojnë gradualisht.

Ditën e diel, megjithëse do të ketë më shpesh vransira, më vonë, nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 12, e ato minimale të dielen zbresin deri në 5C. E hëna fillon me mot më të ftohtë, me minimale prej 0C. Ditën do të mbretërojë mot kryesisht me diell, me maksimale prej 14C. Të martën kalojnë vransira, ndërkohë që temperaturat do të jenë në trend të rritjes deri në 16C e 18C maksimalet. Nga e shtuna frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…