Kaos në parlamentin e Shqipërisë, shtyhet ngritja e komisioneve për reformën zgjedhore

Kaosi në seancën e sotme plenare të Kuvendit çoi në shtyrjen e votimit për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme, atij për reformën Zgjedhore dhe për reformën Territoriale.

Shkak për shtyrjen u bë përjashtimi nga seanca i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është një nga propozuësit e dy amendamenteve që kërkojnë ndryshime në përbërjen e komisioneve.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do të presë seancën e ardhshme për të dëgjuar propozimet e Bardhit, si shenjë vullneti për të çuar përpara ngritjen e këtyre komisioneve me konsensus.

Gazment Bardhi ka kërkuar që në Komisionin për Reformën Zgjedhore të garantohet barazi në numrin e anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe që drejtimi të jetë i përbashkët me të drejtë vetoje nga opozita. Kjo kërkesë vjen pas shqetësimeve të opozitës se mazhoranca po tenton të përfshijë në komision edhe PSD-në e Tom Doshit, e cilësuar si aleate e PS.

Edhe për komisionin për Reformën Territoriale, Bardhi kërkon me anë të amendamentit të tij që të ketë përfaqësim të barabartë mes pozitës dhe opozitës, për të garantuar një proces të balancuar dhe gjithëpërfshirës.

Seanca e radhës plenare pritet të vendosë për fatin e ngritjes së këtyre komisioneve, që janë thelbësore për dy nga reformat më të rëndësishme institucionale në vend.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…