Hynë gabimisht në veri, reagon FSK: Ngatërruam drejtim

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut.

E lidhur me këta ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila ka sqaruar se sot në orën 10:30 konvoji i FSK-së, i cili po lëvizjte nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, ka ngatërruar drejtimin e levizjes.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në reagimin e FSK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…