Granit Xhaka: Florian Wirtz mund të bëhet numri 10 më i mirë në Premier League

Granit Xhaka, ish-kapiten i Bayer Leverkusen-it dhe një nga lojtarët që ka luajtur më afër Florian Wirtz-it gjatë viteve të fundit, ka dhënë një vlerësim të lartë për mesfushorin e ri gjerman, tashmë pjesë e Liverpool-it.

Në një intervistë të fundit, mesfushori i Sunderland-it e ka cilësuar Wirtz-in si një nga talentet më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë në rolin e numrit 10.

“Mes Cole Palmer dhe Florian Wirtz, por unë do të thosha Florian Wirtz,” – tha Xhaka. “Kam pasur fatin të jem me të për tri vite dhe mund t’ju them se është i pabesueshëm, jo vetëm me topin, por edhe në punën që bën pa top. Nuk kam parë shumë numra 10 që luajnë në nivelin e tij, si me topin ashtu edhe pa të.”

Xhaka theksoi se Wirtz, pavarësisht moshës së re (20-21 vjeç), ka një mentalitet të jashtëzakonshëm pune:

“Është gjithmonë i përkushtuar, punon çdo ditë për t’u përmirësuar, para dhe pas stërvitjes, dhe zemërohet kur nuk fiton as një seancë stërvitore. Ky është Florian Wirtz.”

Xhaka shtoi se edhe pse e vlerëson shumë Palmer-ine Chelsea-t, e di nga përvoja e drejtpërdrejtë se Wirtz ka potencialin për të shkëlqyer në Premier League:

“E njoh mirë dhe e di sa shumë mund t’i japë futbollit anglez. Shpresoj vetëm që të mos luajë mirë kundër nesh, Sunderland-it,” – tha me humor Xhaka, – “por për pjesën tjetër të sezonit i uroj çdo të mirë, sepse e meriton vërtet.”

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…