Gianni Infantino për Shaqirin: Do të kishte qenë pjesë e Kosovës, nëse FIFA do ta njihte më herët

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur me tone emocionale për lidhjen e fortë që shumë futbollistë me origjinë nga Kosova vazhdojnë të kenë me vendin e tyre të prejardhjes, pavarësisht se janë rritur dhe formuar jashtë tij.

Ai në një intervistë për podcastin e FFK-së deklaroi se lojtarët shqiptarë që janë pjesë e Zvicrës, për shembull Xherdan Shaqiri tani do të ishin duke mbrojtur ngjyrat e fanellës dardane nëse FIFA do ta pranonte më herët Kosovën.

“Për shumë lojtarë nga Kosova që janë lindur dhe rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme. Siç e dini, shumë prej tyre, kur Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës”.

Ai përmendi ndër të parët Xherdan Shaqirin dhe lojtarë të tjerë me rrënjë shqiptare që ndërtuan karrierën e tyre në përfaqësuese të huaja, raporton KFVA.

“Për shembull, si Xherdan Shaqiri dhe të tjerët. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën, por Kosova atëherë nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, fatkeqësisht”.

“Të gjithë këta lojtarë ndjejnë shumë për Kosovën, sepse prindërit e tyre kanë qenë të detyruar të largohen dhe të integrohen në një vend tjetër. Megjithatë, ata janë rritur me rrënjët e vendit të tyre”.

Deklaratat e presidentit të FIFA-s vijnë në një moment kur gjithnjë e më shumë talente shqiptarë po zgjedhin të përfaqësojnë Kosovën, duke dëshmuar se lidhja me atdheun mbetet e gjallë pavarësisht distancës.

Kujtojmë, Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës nuk iu lejua ndryshimi i përfaqësueses kur Kosova u pranua në UEFA e FIFA shkaku se kishin marrë pjesë në Kampionat Evropian duke mbrojtur ngjyrat helvetike.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…