Gara për Asamble në Prishtinë, kush po prin me vota deri tani?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës. Aktualisht kur janë numëruar 34,70% të vendvotimeve, si parti e parë, LDK aktualisht është e para me 29.80% apo 9,481 vota, PDK e dyta me 22.84% apo 7,268 vota, VV e treta me 21.14% apo 6,726 vota, ndërsa AAK me 9.97% apo 3,172 vota, shkruan KFVA.

Nga 93 vendvotime e numëruara nga 268 sa janë gjithsej, në listën e LDK-së i pari është Përparim Rama, si bartës i listës me 9,481 vota. Në vend të dytë është Bujar Gashi deri tani ka 467 vota. Në vend të tretë është Bekim Gashi me 461 vota, ndërsa Milazim Vitija me 421 vota. Në vend të pestë është me 337 vota Fadil Aliu.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili renditet i pari me 7,268 vota. Në vend të dytë është Agon Canolli me 353 vota ndërsa në vend të tretë Leutrim Retkoceri me 323 vota. Në vend të katërt është Besianë Musmurati me 305 Vota dhe në vend të pestë Yll Muriqi me 278 vota.

Tek VV e para është Mrika Limani Myrtaj, si bartëse liste me 6,726 vota. Në vend të dytë është Gëzim Sveçla me 474 Vota, ndërsa në vend të tretë Jeta Bujari me 366 vota. Në vend të katërt është Berita Abazi Muhadri me 241 vota, ndërsa Egzon Azemi ka 237 vota.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha si prijës i listës ka marrë deri tani 3,172 vota. Në vend të dytë është Kreshnik Smajlaj me 259 vota. I treti del të jetë Yll Bogaj me 243 vota. Endrit Gashi radhitet i katërti me 168 vota dhe Burhan Pajaziti pas tij me 164 vota.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…