Dy F-35 të NATO-s identifikojnë dhe ndjekin një avion spiun rus pranë Norvegjisë

Dy avionë luftarakë F-35 të NATO-s u ngritën në ajër për të kapur dhe identifikuar një aeroplan zbulues rus.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pranë hapësirës ajrore të Norvegjisë.

Ndërkohë Komanda Ajrore e NATO-s bën të ditur se avioni IL-20 COOT-A u identifikua duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi rajonin verior të Finnmarkut. Ndërhyrja u realizua si pjesë e Alarmit të Reagimit të Shpejtë të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Komanda Ajrore konfirmoi operacionin, duke publikuar edhe një imazh të avionit rus.

Ky incident vjen në një kohë kur janë shtuar provokimet ajrore ruse në afërsi të hapësirës ajrore të NATO-s në Evropë.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka kërkuar një qasje më të ashpër të aleancës, duke thënë se “është koha për të kaluar nga ‘policimi ajror’ në një ‘mbrojtje ajrore’ të plotë”.

Ndërkohë, një komandant i NATO-s ka deklaruar muajin e kaluar se aleanca mund të lehtësojë procedurat për shtetet anëtare që përballen me kërcënime të tilla, përfshirë mundësinë për rrëzimin e avionëve që shkelin sigurinë ajrore.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…