Bastisje në Gjakovë, policia gjen drogë dhe armë

Policia e Gjakovës, përmes Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësi tjera policore, ka zbatuar një urdhër të Gjykatës Themelore të Gjakovës për bastisjen e pronës së dy personave të dyshuar.

Lajmin për Gazetën e kanë konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 5.71 gramë, një pushkë ajrore, 23 fishekë revoles, dy peshore dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Për veprimet e mëtejme është njoftuar Prokuroria Themelore e Gjakovës, ndërsa provat materiale janë sekuestruar si dëshmi.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Blerje, shitje ose posedim i substancave narkotike”.

Konfirmimi i plotë:

Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së Gjakovës, në asistencë nga njësi tjera të Gjakovës, ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykatës Themelore Gjakovë për bastisjen e pronës së të dyshuarve.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova: substancë që dyshohet të jetë narkotike – kokainë me peshë 5.71 gram, një pushkë ajrore dhe 23 fishekë të revoles, dy (2) peshore dhe dëshmi tjera relevante me rastin.

Për veprimet lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore Gjakovë, provat materiale janë sekuestruar, është proceduar rasti për ‘Blerje, shitje posedim të substancave narkotike’.

Dy të dyshuarit me vendim janë ndaluar në afat deri në 48 orë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…