Takimi me Von der Leyen, Osmani: Mbështetja e KE’së për integrimin e Kosovës në BE thelbësore – masat e padrejta

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin që ka pasur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Osmani ka thënë se mbështetja e KE’së për rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, mbetet thelbësore, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka përsëritur kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës që i ka cilësuar si të padrejta, teksa kanë folur edhe për zbatimin e Planit të Rritjes.

“Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane. Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani

Pas Osmanit, von der Leyen ka nisur takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin./Reporteri.net

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid0362UQxJ1zhiMYx41HvZ6xY7xHe8gqUQcju8sw7Jooqb5EJvbH4RJTfKowZecpNf6Cl&show_text=true&width=500

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…