Sa vendimtar ishte roli i Trump për fundin e luftës në Gaza?

Analistët e mediave ndërkombëtare janë të ndarë në qëndrime sa i përket angazhimit të Donald Trump për luftën në Gaza.

Shumë prej tyre shprehen se fjalimet e Trump në parlamentin izraelit dhe në Egjipt ishin organizuar për të kënaqur egon e presidentit. Të tjerë pohuan se nga lëvizja “Amerika e para” është bërë “Trump i pari”.

Referuar shkrimit të analistit Jeremy Bowen, BBC ka publikuar një artikull ku shkruan se roli i Trump për armëpushimin në Gaza ishte vendimtar, por jo një udhërrëfyes për paqen.

Më tej aty shpjegohet pozicionimi i Trump në çështjet globale dhe mes rreshtash shkruhet se: “Marrëveshja ishte për një armëpushim dhe një shkëmbim pengjesh me të burgosur. Nuk është një marrëveshje paqeje, apo edhe fillimi i një procesi paqeje.”

Sipas CNN, armëpushimi në Gaza mund të mos jetë fundi i luftës. Nga analiza e publikuar ngrihen dy pyetje të mëdha që vënë në dyshim sigurinë në Lindjen e Mesme, pavarësisht se kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur i bindur se mizoritë dhe sulmet kanë përfunduar, përcjell KFVA.

“A do të thotë vërtet se ‘lufta në Gaza ka mbaruar’? Apo është kjo hiperbola tipike e Trumpit?”, shkruhet në analizën e publikuar nga CNN.

Bazuar në karakterin e paqëndrueshëm të liderit amerikan, Sky News thotë se Trump ka fokusin e “një peshku të artë”, që do të thotë se vëmendja e tij në këtë çështje mund të devijojë në çdo moment.
Sipas Sky News, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç ai dëshiron, Trump largohet dhe fajëson dikë tjetër.

Një tjetër reagim i Trump është diskutuar gjerësisht. Fotoja që revista “Times” kishte zgjedhur në faqen e parë të kopertinës ka shkaktuar zemërimin e presidentit Trump.

Ai tha se fotoja ishte më e keqja e të gjitha kohërave. “M’i kanë zhdukur flokët”, shtoi më tej Trump.

Në mes të kritikave dhe vlerësimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë një rol kryesor në çështjet politike në kontinentin evropian dhe më gjerë.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…