Procesi i numërimit të votave për Asamblenë Komunale në Shtime ka përfunduar, ndërsa janë bërë publike edhe rezultatet për kandidatët më të votuar nga partitë kryesore.
Në këtë komunë, gara për kryetar përfundoi pa balotazh – kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Qemajl Aliu, siguroi një fitore të qartë dhe do ta udhëheqë Shtimen edhe për një mandat tjetër.
Ndërkaq, sa i përket përbërjes së ardhshme të Asamblesë, këta janë pesë kandidatët më të votuar në secilën nga tri partitë që morën më së shumti vota:
Lëvizja Vetëvendosje
- Adnan Ademi – 5,113 vota
- Grejtalb Emini – 634 vota
- Besnik Seferi – 538 vota
- Halil Kurtishi – 486 vota
- Zenel Shabani – 325 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
- Rrahman Jakupi – 4,212 vota
- Jakup Ismajli – 304 vota
- Demokrat Mujota – 282 vota
- Faik Ramadani – 279 vota
- Albana Podvorica – 266 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
- Haqif Arifi – 2,799 vota
- Shefqet Krasniqi – 324 vota
- Frosina Berisha Ahmeti – 285 vota
- Atdhe Isufi – 227 vota
- Erza Salija – 214 vota
Në ditët në vijim pritet shpërndarja zyrtare e mandateve për anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale, në përputhje me rezultatet përfundimtare të certifikuara nga KQZ.
Për t’i parë rezultatet e plota, KLIKONI KËTU!/