Përditësohen rezultatet, befasi në Prishtinë: Ndryshon lista e të parëve për Asamble

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

LDK renditet si parti e parë me 30.81 përqind, VV e dyta me 21.46 përqind, PDK me 21.28 përqind dhe AAK me 10.14 përqind. Deri tani janë numëruar 31 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

Në listën e LDK i pari është Përparim Rama, si bartës liste me 2 mijë e 924 vota. Pas tij renditen Bujar Gashi me 187 vota, Bekim gashi me 148, Milazim Vitija me 137 dhe Fadil Aliu me 115.

Tek VV e para është Mrika Limani Myrtaj, si bartëse liste, me 2 mijë e 37 vota, e ndjekur nga Gëzim Sveçla me 144, Jeta Bujari me 119, Feim Osmani me 92 dhe Avni Osmani me 91.

Tek PDK prin Uran Ismaili si bartës liste me 2 mijë e 20 vota. Agron Canolli është i dyti me 109 vota, Besianë Masmurati me 108, Leutrim Retkoceri 78 vota dhe Ilirim Musliu me 74 vota.

Tek lista e AAK’së, Bekë Berisha si Kryesues ka 962 vota, i ndjekur nga Kreshnik Smajlaj me 78, Bahri Gashi me 72, Arsim Binaku me 55 dhe Yll Bogaj me 52.

Për të përfunduar numërimi, janë edhe 237 vendvotime. Përkthyer në përqindje, i bie që deri tash janë numëruar 11.57 përqind.

Prishtina do të shkojë në balotazh më 9 nëntor për Kryetar Komune, ku do të përballen Përparim Rama i LDK’së dhe Hajrulla Çeku i VV’së.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…