Osmani bën thirrje për formimin e Qeverisë: Shpresojmë të gjejnë një gjuhë të përbashkët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që më shpjet të formohet qeveria e re.

Ajo ka thënë se formimi i qeverisë është në duart e partive politike, për çfarë shpreson Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që më shpjet të formohet qeveria e re.

Ajo ka thënë se formimi i qeverisë është në duart e partive politike, për çfarë shpreson që partitë politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Tani e dini që përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstituim të kuvendit ajo çështje është varë nga vullneti politik të partive dhe deputetëve të kuvendit, më në fund edhe ai proces u përmbyll, kemi konsitutim të kuvendit, pas asaj kam mandatuar kryeministrin në detyrë i cili është nominuar nga partia e parë. Tani nga data është nominuar janë 15 ditë mirëpo negociata për koalicione bëhen vetëm mes partive politike të cilat si presidente nuk mund të ndërhyrë, nuk mund ta dijë deri ku kanë arritur negociata, për më shumë informata duhet të japin partitë. Shpresoj shumë që të ketë sa më parë qeveri. Sa më parë të kemi qeveri me mandate kushtetuese aq më parë mund të shtyjmë përpara reforma, buxhet gjithëpërfshirës, do të kem vendime të tjera që shtyhen parapara nga qeveri por kur do të ndodh kjo varet nga paritë politike të cilët shpresoj të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe qytetarët e Kosovës do të ketë qeveri me mandate të plotë”, ka thënë Osmani pas vizitës në Klinikën e Onkologjisë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…