Lladrovci: Sonte festojmë në zyren ku ishte selia PDK-së në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai ka thënë se bashkë me kandidatët për Kuvend do të festojnë në zyrën ku ka qenë selia e degës së PDK-së në Drenas.

“Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes”, shkruan Lladrovci.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frlladrovci%2Fposts%2Fpfbid0tFUSvoAYGjsdn3u4T9NkNNrqFQgrWpC8ozzvYbjS12T1LwjAQrM9D899N89VpDxzl&show_text=true&width=500

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…