Garë e ngushtë mes kandidatëve, këta emra po prijnë me vota për Asamblenë e Pejës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Deri më tani në komunën e Pejës janë numëruar 36 nga 140 vendvotime ose 25,71%. Në garën për kryetar të kësaj komune po prinë Gazmend Muhaxhiri i LDK-së, i pasuar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi.

Ndërkohë te votat e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Pejës janë numëruar 36 ng 140 qendrat e votimit në këtë komunë.

Pesë të parët te LDK-ja janë: bartësi i listës Gazmend Muahxheri me 4 mijë e 718 vota, Rexhep Kurtbogaj me 399 vota, Naser Gega 397 vota, Petrit Loci me 362 vota dhe Xhenet Syka Kelmendi me 340 vota.

Më të votuarit nga Lëvizja Vetëvendosje në Pejë aktualisht janë: Berat Ganiqi me 3 mijë e 45 vota, Mubera Belegu me 240 vota, Bujar Agulloshi me 223 vota, Gemza Sylejmani me 197 vota dhe Rrezarta Dresha Berisga me 195 vota.

Tek forca e tretë në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më të votuarit janë: Arbër Grabovci me 1 mijë e 880 vota, Naim Bytyqi me 147 vota, Drin Veselaj me 147 vota, Ilirjane Gafurri me 121 vota dhe Skender Radoniqi me 115 vota.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…