Dyshime për “trenin bullgar” në Suharekë, në kuti gjenden më shumë fletëvotime se nënshkrime

Në një qendër votimi në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës janë ngritur dyshime për manipulim me vota, i njohur ndryshe si rasti i “treni bullgar”.

Gjatë procesit të verifikimit në Qendrën e Numërimit në Suharekë është konstatuar se në njërën nga kutitë e votimit të kësaj qendre janë gjetur më shumë fletëvotime sesa nënshkrime në regjistrin e votuesve.

Bëhet fjalë për kutinë me numër 2404/01, e cila tashmë është karantinuar dhe lidhet me votimet për Asamblenë Komunale të Suharekës,

Për këtë mospërputhje, rasti është raportuar për hetim nga komisionerët zgjedhorë.

Ndërkohë, gjatë ditës së zgjedhjeve në të njëjtin fshat kishte ndërhyrë Policia e Kosovës pas raportimeve për presion të mundshëm ndaj votuesve.

“Treni bullgar” është një metodë e mashtrimit elektoral që përdoret për të manipuluar procesin e votimit.

Në këtë praktikë, personave të caktuar u jepet një fletëvotim i plotësuar paraprakisht nga organizatorët e mashtrimit. Votuesi shkon në vendvotim me këtë fletëvotim të mbushur, e hedh në kuti dhe nxjerr jashtë fletëvotimin bosh që e merr në mënyrë të rregullt nga komisionerët.

Pastaj, ky fletëvotim bosh i dorëzohet organizatorit, i cili e plotëson sipas interesit të tij dhe ia jep votuesit tjetër për ta futur në kuti — duke krijuar kështu një “zinxhir” votash të manipuluara, që ngjan me një tren (prej nga vjen emri).

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…