• Wed. Oct 15th, 2025

Bulliqi kthehet në zyrë, i jep tender ‘dostit’ të tij duke tejkaluar edhe vlerën e parashikuar

Bykfvanews

Oct 15, 2025

Komuna e Podujevës ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e shkollës “Jetullah Gashi” në Dobërdol kompaninë “Konstruktori Ing.1969 Sh.p.k”. Pronar i kësaj kompanie është Shaip Shabani, i cili është mik me kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, të cilit qytetarët i besuan edhe një mandat në zgjedhjet e fundit. Lidhur me këtë kontratë, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte marrë vendim që ajo të kthehej në rivlerësim, pasi kishte konstatuar shkelje. Ndërkohë, ky nuk është tenderi i parë që kompania e Shabanit fiton nga komuna e udhëhequr nga Bulliqi, pasi kontrata me vlera milionëshe ka siguruar edhe më herët.

Të dielën u mbajtën zgjedhjet lokale, dhe në Podujevë ka triumfuar Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje. Por, të hënën, me t’u kthyer në zyrë, në platformën e-prokurimit është publikuar njoftimi për ndërtimin e shkollës “Jetullah Gashi” në Dobërdol.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrata është planifikuar të nënshkruhet më 14 tetor 2025.

Fitues i tenderit është kompania “Konstruktori Ing.1969 Sh.p.k”.

Vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 664,995.24 euro, ndonëse vlera e parashikuar ishte 550,000 euro.

Bulliqi kthehet në zyrë, i jep tender 'dostit' të tij duke tejkaluar edhe vlerën e parashikuar - Insajderi - ndertimi

Kompanisë që iu besua tenderi nuk është e panjohur për Bulliqin. Gazeta Insajderi kishte raportuar se Konstruktori Ing.1969 Sh.p.k ka fituar edhe tenderin e Shkollës së Mesme Ekonomike në Podujevë prej 2 milionë e 565,696.26 euro.

https://insajderi.org/birra-mish-e-kenge-bulliqi-ne-shoqeri-te-biznesmenit-qe-mori-2-5-milione-nga-komuna-e-podujeves/embed/#?secret=RGPRZ5WOZW#?secret=8ZF4eH5KIR

Lidhja e Bulliqit me pronarin e kompanisë Ing. 1969 SH.P.K.

Pronar i kompanisë fituese është biznesmeni Shaip Shabani.

Birra, mish e këngë- Bulliqi në shoqëri të biznesmenit që mori 2.5 milionë euro nga Komuna e Podujevës - Insajderi - kn

Pronar i saj, ishte parë gjatë një ‘neje’ në një tavolinë me kryetarin Shpejtim Bulliqi.

Sipas videos që ka siguruar Insajderi, duket se Shpejtim Bulliqi dhe Shaip Shabani kanë shoqëri të mirë me njëri-tjetrin.

Nuk dihet se për çka idhin mbledhur, por po festonin me muzikë live, mish e birr

https://youtube.com/watch?v=FVaE58cAffQ%3Ffeature%3Doembed

Përveç kësaj, OSHP ka gjetur shkelje në tenderin për ndërtimin e kësaj shkolle.

OSHP konstaton shkelje në tenderin për ndërtimin e shkollës “Jetullah Gashi” në Dobërdol të Podujevës

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte konstatuar shkelje ligjore në tenderin e Komunës së Podujevës për ndërtimin e shkollës “Jetullah Gashi” në fshatin Dobërdol, me vlerë të parashikuar prej 550 mijë eurosh.

Në raportin e ekspertes shqyrtuese, theksohej se komuna ka bërë shkelje të disa neneve të Ligjit për Prokurimin Publik dhe Rregullores për Prokurim Publik, përfshirë nenet 1, 6, 7, 13, 57, 59 dhe 69 të LPP-së.

Ankesa ishte parashtruar nga operatori ekonomik “ARAD 94 SH.P.K.”, i cili kishte kundërshtuar vendimin e Komunës për ta shpallur fituese kompaninë “Konstruktori Ing. 1969 SH.P.K.”.

Sipas raportit të OSHP-së, kompania fituese kishte dorëzuar një sigurim tenderi që nuk ishte në përputhje me formatin standard të kërkuar, pasi mungonin disa kushte thelbësore që garantojnë vlefshmërinë e dokumentit.

Ekspertja kishte konstatuar se “sigurimet e tenderit të dorëzuara nga OE i rekomanduar nuk janë në përputhje me formën e përcaktuar sipas dosjes” dhe se pretendimi i kompanisë ankues është i bazuar.

Në raport përmenden edhe mangësi në dokumentacionin për pajisje dhe makineri ndërtimi, përfshirë fatura të vjetra në gjuhë të huaj dhe mungesë të dëshmive doganore, si dhe mosqartësi për posedimin e pajisjeve të kërkuara.

Për këtë arsye, eksperti shqyrtues i ka rekomanduar OSHP-së që ankesa të aprovohet pjesërisht dhe që njoftimi për dhënie të kontratës të anulohet, ndërsa lënda të kthehet në rivlerësim.

Raporti është dorëzuar më 18 gusht 2025 dhe i është përcjellë Komunës së Podujevës.

https://insajderi.org/birra-mish-e-kenge-bulliqi-ne-shoqeri-te-biznesmenit-qe-mori-2-5-milione-nga-komuna-e-podujeves/embed/#?secret=RGPRZ5WOZW#?secret=8ZF4eH5KIR

Komuna thotë se tenderi u dha duke respektuar ligjin

Në një përgjigje për Gazetën , Komuna e Podujevës ka thënë se ka pranuar vendimin e OSHP-së dhe se ka respektuar plotësisht të gjitha dispozitat ligjore që lidhen me vazhdimin e procedurës së prokurimit.

Sipas komunës, procesi i vlerësimit të ofertave është zhvilluar në përputhje me kërkesat dhe dokumentacionin standard të tenderit.

“Pas shqyrtimit të ankesës së Operatorit Ekonomik “ARAD 94” SH.P.K., Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me vendimin nr. 2025/0727 të datës 10.10.2025, ka hedhur poshtë ankesën e këtij operatori si të palejuar, duke lejuar Autoritetin Kontraktues “Komuna e Podujevës” të vazhdojë më tej aktivitetin e prokurimit për këtë projekt në përputhje me dispozitat ligjore”.

Tutje, Komuna ka sqaruar se kompania “Konstruktori Ing.1969 Sh.p.k.” është shpallur fituese e tenderit, pasi, siç thuhet në përgjigje “ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore dhe teknike të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe ka ofruar ofertën më të përshtatshme në raport me çmimin dhe kriteret e vlerësimit”.

Po ashtu, nga Komuna kanë theksuar se deri më tani nuk ka asnjë vendim tjetër të OSHP-së, dhe asnjë ankesë të re që do të mund të ndalonte apo pezullonte procedurat e kontraktimit për këtë projekt.

Në fund, Komuna ka mohuar pretendimet për ndonjë lidhje të mundshme ndërmjet Bulliqit dhe kompanisë fituese.

“Sa i përket çdo pretendimi për lidhje të mundshme ndërmjet përfaqësuesve të Komunës dhe operatorëve ekonomikë, theksojmë se procedura është zhvilluar në mënyrë të hapur, transparente dhe në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik e të cilat procedura janë të gjitha të publikuara në faqe përkatëse!”, thuhet aty,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *