Veterani i UÇK-së niset në këmbë nga Prishtina drejt Tiranës për protestën e 17 tetorit

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, të mërkurën nga ora 10:00 e mëngjesit, do të niset në këmbë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë drejt sheshit “Adem Jashari” në Tiranë.

Këtë rrugëtim, Pllashniku po e ndërmerr në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për luftën e drejtë të UÇK-së, si dhe në protestë ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-drejtuesve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Pllashniku do të marrë pjesë të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në Tiranë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…