Si mund ta sigurojë Kosova kualifikimin direkt dhe historik në Botëror?

Kombëtarja e Kosovës e bëri mbrëmë një hap gjigant drejt “gozhdimit” të pozitës së dytë në grup në kualifikimet e Botërorit 2026.

Dardanët e mposhtën Suedinë në udhëtim me rezultat minimal, 1:0, ndërsa paraprakisht muajin e kaluar e kishin mundur të njëjtin kundërshtar me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”.

Vedat Muriqi me shokë i kanë grumbulluar 7 pikë, 3 më pak se Zvicra, e cila është lidere me 10 pikë.

Deri në fund të kualifikimeve të Botërorit kanë mbetur për t’u luajtur edhe nga dy lojë për secilën Kombëtare në muajin nëntor.

Situata momentale në grup ia lejon Kosovës që ta synojë edhe vendin e parë, që do të thoshte kualifikim direkt në Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Ndonëse do të jetë një mision i vështirë, ai nuk është edhe i pamundur.

Por, për ta arritur këtë, Kosovës nuk do t’i mjaftojnë dy fitore në nëntor, të cilat i ka të obligueshme, pa “ndihmën” e të tjerëve.

Pra, me fitore të Dardanëve ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës dhe me kusht që Helvetikët të mos e fitojnë paraprakisht lojën me Suedinë në muajin tjetër (barazim ose humbje), e natyrisht të humbin edhe nga Kosova, trupa e Franco Fodës me këtë rast do ta shkruante historinë duke shkuar direkt në Botëror.

Në versionin tjetër, Kosova mund të shkojë në Botëror nëse i grumbullon katër pikë në ndeshjet e nëntorit, e me kusht që Granit Xhaka me shokë t’i humbin dy takimet, me Suedinë dhe me Kosovën./

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…