Prokuroria vihet në lëvizje pas dyshimeve për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës

Dyshimet për blerje dhe vjedhje të votës në Shipol të Mitrovicës kanë vënë në lëvizje Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka thënë  se Prokuroria ka nisur të grumbullojnë informacione lidhur me këto pretendime.

“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”, tha ai.

Nga rezultatet zyrtare të KQZ-së, Komuna e Mitrovicës ka shkuar në balotazh mes PDK-së dhe VV-së.

Ndryshe nga këto rezultatet, tri Exit Poll-et e realizuara nga tri kompani të ndryshme, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve të dielën e 12 tetorit, nxirrnin fituese në këtë komunë, Partinë Demokratike të Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…