Numërohen votat e para për kandidatët për asamble në Mitrovicë, këta janë më të votuarit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut.

PDK renditet si parti e parë nga 10 vendvotime sa janë numëruar, me 1 mijë e 229 vota. Si parti e dytë renditet Vetëvendosja me 626 vota, pasuar nga LDK me 418 vota, shkruan KFVA.

Nga lista e PDK’së më të votuarit janë Arian Tahiri si bartës liste, i ndjekur nga Fisnik Suma, Shkëlqim Ibrahimi, Gëzim Stavileci dhe Fahri Shabani.

Armend Begu ëshë i pari tek lista e VV’së si bartës liste, pasuar nga Erseka Barani, Jeton Zeneli, Naser Muja dhe Rinesa Preteni.

Ndërkohë nga LDK i pari gjendet Safer Kamberi si bartës liste, pasuar nga Xhyljete Imeri, Muhamed Hoti, Oltion Ahmeti dhe Xhevdet Shabani.

Për të përfunduar numërimi janë edhe 95 vendvotime.

Ndryshe, në garën për kryetar komune do të ketë balotazh mes Arian Tahirit të PDK’së dhe Faton Pecit të VV’së.

Balotazhi mbahet më 9 nëntor.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…