Nis numërimi i votave në QNR – pas rënies së sistemit, procesi rifillon në sallën “1 Tetori” në Prishtinë!

Pas ndërprerjes së procesit dje për shkak të rënies së sistemit, sot ka nisur numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), e cila ndodhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për media përfaqësuesi i AAK-së, Florim Turkaj, i cili ndodhet brenda në qendër dhe ka raportuar se procesi tashmë ka rifilluar normalisht dhe gjithçka është në rregull.

Turkaj theksoi se ekipet janë duke punuar me ritëm të rregullt për të përfunduar sa më shpejt numërimin, ndërsa monitorimi po zhvillohet nën praninë e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike.

Procesi i numërimit pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, derisa të përfundojë verifikimi i të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga komunat.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…