• Tue. Oct 14th, 2025

Me fjalët e Kurtit, Gërvalla sot reagon për Faton Pecin: Hetim, exitpollet nuk janë “huqje” por inxhiniering

Bykfvanews

Oct 14, 2025

Partia Guxo ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me atë që e cilëson si “ndërhyrje të dyshuara dhe manipulime të qëllimshme” gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor në Komunën e Mitrovicës.

Në një reagim publik, Guxo e ka cilësuar situatën si rast të paprecedent dhe ka kërkuar hetim të plotë nga institucionet përkatëse.

“Publikimi i lajmeve dhe rezultateve të rreme, para përfundimit të procesit të votimit, dhe shpërndarja e exit-polleve me dallime skandaloze prej mbi gjashtëmbëdhjetë përqind nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, përbëjnë një rast të paprecedent që cenon drejtpërdrejt integritetin e procesit zgjedhor,” thuhet në reagim, përcjell KFVA.

Partia vlerëson se këto veprime nuk janë rezultat i gabimeve të rastësishme, por përbëjnë një përpjekje të organizuar për të ndikuar në procesin zgjedhor.

“Këto veprime nuk janë thjesht pasojë e ndonjë gabimi teknik apo “huqjeje” të rastësishme, por tregojnë për një inxhiniering të mirëfilltë të ndërhyrjes në zgjedhje, me synim ndikimin në perceptimin publik dhe në rezultatin përfundimtar”, thuhet në reagimin e Guxo-s

Për këtë arsye, Guxo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

“Partia Guxo u bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të paanshme këtë çështje, për të zbardhur përgjegjësitë individuale dhe institucionale”, thuhet në reagimin e partisë Guxo.

Në fund, partia ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të mbrojtur proceset demokratike dhe votën e qytetarëve.

“Ruajtja e besimit qytetar në proceset zgjedhore është shtylla themelore e demokracisë dhe çdo tentativë për ta cenuar atë duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdonikagervallakosova%2Fposts%2Fpfbid0mbk5RjoTS2xqP4bNxJJRjNLoYkACqD6PKkfdabn5zvPsCQyYiBNA2FE2Br6wVDFkl&width=500&show_text=true&height=731&appId

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *