Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet e kandidatëve për Asamblenë e Drenasit.
Nga numërimi i 20 përqind të votave, si parti e parë në këtë garë renditet partia e Ramiz Lladrovcit me 39.84 përqind, pasuar nga PDK’ja me 38.08 përqind dhe VV’ja me 9.34 përqind.
Laureta Thaçi. si bartëse e listës ka marrë 1 mijë e 988 vota, pasuar nga Ekrem Elshani me 311 vota dhe Anjeza Kurtaj me 119 vota dhe Arjanit Hoti me 112. Rezultatet për gjithë kandidatët mund t’i gjeni në këtë link.

Nga PDK më i votuari është Driton Ajazi si bartës i listës me 1900 vota, pasuar nga Zeqir Hasi me 176 vota dhe Arigon Sinani me 170 vota.

Ndërkohë, nga VV Egzona Tërdevci si bartëse e listës ka marrë 466 vota, pasuar nga Smajl Mustafa me 51 vota dhe Xhavit Drenori me 44 vota./Reporteri.net
