Këta janë kandidatët më të votuar për Asamblenë e Skënderajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të kandidatëve për asamble nëpër disa komunal.

Në komunën e Skenderajt tashmë janë numëruar 25 nga 72 vendvotime ose 34,72% të votave të kandidatëve.

Tre kandidatët më të votuar për Asamblenë e Skenderajt nga PDK janë: Adelina Spahiu Alija e cila deri më tani ka marrë 3 mijë e 219 vota, Fikret Rexhepi – 356 vota dhe Nehat Ahmeti me 257 vota.

Tek Lëvizja Vetëvendosje këta janë tre kandidatët më të votuar: Hysni Mehani me 281 vota, Bahri Zabeli 42 vota dhe Suad Gucati me 39 vota.

Kurse tek Iniciativa Qytetare për Skenderaj më të votuarit janë Hisni Avdullahi me 230 vota, Shaban Hajdari me 67 vota dhe Valon Aliu me 26 vota.

Në Skenderaj fituese pa balotazh ka dalë Sami Lushtaku.

PDK për Kuvendin Komunal të Skenderajt ka dalë po ashtu e para me 78.82 për qind.

E dyta Vetëvendosje me 6.88 për qind të votave.  Dhe e treta Iniciativa Qytetare për Skenderaj 5.63 për qind.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…