Gara për asamble në Fushë Kosovë, dalin rezultatet e para të kandidatëve

Numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës po vazhdon ende, teksa KQZ ka filluar të publikojë rezultatet e para.

LDK renditet si parti e parë me 955 vota, pasuar nga VV me 949 vota dhe PDK me 733.

Nga numërimi i 20 përqind të vendvotimeve, në listën e LDK’së e para renditet Mirlinda Krasniqi si bartëse e listës, pasuar nga Laureat Gojnovci, Ali Topalli, Afrim Dumani dhe Jetmir Berisha.

Tek lista e VV’së, i pari është Shpend Bardiqi, si bartës liste.

Lista vazhdon me Durim Hajrën, Kushtrim Mirenën, Kimete Kelmendin dhe Arsim Muharremin.

Nga PDK, i para renditet Rrahim Tërnava si bartës liste, i ndjekur nga Valon Murseli, Aida Alimi, Safete Çitaku dhe Ardian Elshani.

Janë edhe 47 vendvotime për t’u numëruar.

Ndryshe, edhe në Fushë Kosovë do të ketë balotazh për të parin e Komunës.

Më 9 nëntor, në balotazh do të përballen Valon Prebreza i VV’së dhe Besnik Osmani i LDK’së dhe KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…