Deputeti i VV-së: Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë dhënë mendimet e tyre për formimin e qeverisë, derisa janë edhe dymbëdhjetë ditë para se të përfundojë afati kushtetues.

Deputeti Mefail Bajqinovci, ka thënë se duhet pritur deri më 26 tetor për të parë nëse partia do të sigurojë numrat për formimin e qeverisë.

“Unë mendoj që duhet me prit deri më datën 26 tetor, dhe të shohim se a i kemi numrat a jo… Orët kanë nis me shku dhe presim deri me 26 tetor. Dhe është në diskrecionit të kryeministrit, të shohim se kushdo do të jetë. Unë mendoj që edhe individualisht edhe me Nismën bisedime dhe të shohim si do të përfundoj”, ka thënë ai.


Osmani telefonatë me emisaren britanike, temë edhe çështja e formimit të qeverisë
Familjarët e raportuan si të zhdukur, 17-vjeçari gjendet i vdekur – mbrëmë kishte dalë me motor
Ndërsa deputeti Arbër Rexhaj, ka deklaruar se partia e tij mbetet e përkushtuar për formimin e qeverisë, por, sipas tij, është e gatshme të shkojë në zgjedhje në rast se kjo nuk ndodh.

Rexhaj theksoi se zgjedhjet nuk janë qëllim, por mundësi e fundit nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme parlamentare.

Sipas tij, Vetëvendosje tashmë ka shumicën e votave nga deputetët e komuniteteve që përkrahin Kurtin, çka e bën këtë subjekt politik alternativën e vetme për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë që zgjedhjet janë zgjidhja e fundit. Mirëpo meqë keni mund me pa deklaratën e kryeministrit Kurti, ku thotë se nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje. Jo në kuptimin arrogant, as në kuptimin që patjetër ne duhet me bë. Mirëpo në kuptimin e asaj që nuk ka konstelacion tjetër, pra të përbërjes së qeverisë. Pos të LVV e cika e ka shumicën të pjesës së deputetëve që i përfaqësojnë minoritetet, që janë së bashku me kryeministrin Kurti. Dhe në këtë kuptim LVV-ja është e gatshme për zgjedhje qoftë menjëherë. Mirëpo synojmë që ta bëjmë qeverinë…”, ka thënë Rexhaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…