Biden përgëzon Trump për planin e paqes

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përgëzuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, për marrëveshjen e paqes që i dha fund luftës në Rripin e Gazës dhe bëri të mundur lirimin e 20 pengjeve izraelite të fundit që ishin ende gjallë.

“Jam thellësisht mirënjohës dhe i lehtësuar që ky ditë më në fund ka ardhur: për 20 pengjet e fundit ende gjallë, që kanë kaluar një ferr të paimagjinueshëm dhe tani më në fund janë ribashkuar me familjet dhe të dashurit e tyre, dhe për civilët në Gaza që kanë pësuar humbje të pallogaritshme dhe që më në fund do të kenë një mundësi për të rindërtuar jetën e tyre,” ka shkruar Biden në llogarinë e tij në ‘X’.

“Rruga drejt kësaj marrëveshjeje nuk ka qenë e lehtë. Administrata ime ka punuar pa pushim për të kthyer pengjet në shtëpi, për të sjellë ndihma për civilët palestinezë dhe për të ndalur luftën,” kujtoi Biden.

“E përgëzoj presidentin Trump dhe ekipin e tij për punën e bërë për të arritur një marrëveshje të re për armëpushim. Tani, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të botës, Lindja e Mesme është në rrugën drejt paqes që shpresoj të jetë e qëndrueshme dhe drejt një të ardhmeje për izraelitët dhe palestinezët me masa të barabarta paqeje, dinjiteti dhe sigurie,” përfundoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…