• Tue. Oct 14th, 2025

As këto zgjedhje s’kalojnë pa probleme: Nuk nis numërimi në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot për shkak të internetit

Bykfvanews

Oct 14, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për procesin e numërimit të votave për asamblistë në disa komuna të Kosovës.

Bëhet e ditur se në QKN-të e Prishtinës, Podujevës dhe Kllokotit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak të problemeve me rrjetin e internetit, i cili po pengon transmetimin e pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive.

“Ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas njoftimit procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në  Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Bëhet e ditur se në QKN e Hanit të Elezit, numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje.

Deri tani nga 250 vendvotime, përkatësisht 500 kuti votimi nga të dyja llojet e zgjedhjeve, janë: verifikuar rezultatet për Kryetarë të Komunave, verifikuar rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale. Platforma e rezultateve është duke funksionuar pa probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *