Arrestohen shitësi dhe blerësi i votave në Suharekë, pazari ishte 120 euro

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Vraniq të Suharekës dy persona të dyshuar për shitblerje votash në zgjedhjet lokale të së dielës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka dhënë, ndërsa tjetri ka marrë një shumë prej 120 eurosh me qëllim që të votohet një person i caktuar në zgjedhje.

Të dyshuarit, shtetas kosovarë, janë intervistuar në prani të prokurorit kompetent, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt dhe personat të lirohen pas intervistimit.

Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet lidhur me rastin.

Raporti: 

DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME

Prizren / 12.10.2025 – N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësine e dhënësit dhe tjetri te marrësit të nje shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…