Kandidatët më të votuar për Kuvendin Komunal të Ferizajt

KQZ ka filluar me publikimin e rezultateve të kandidatëve që kanë garuar për Asamblenë Komunale të Ferizajt.

Nga numërimi i 22 përqind të votave, PDK renditet parti e parë me 42.09 përqind, VV e dyta me 20.98 përqind dhe pastaj LDK me 16.41 përqind.

I pari renditet Agim Aliu me 4 mijë e 153 vota, që ka qenë edhe bartës i listës së PDK’së, pasuar nga Burim Bajrami me 567 vota dhe Amir Muhadini me 331 vota, shkruan KFVA.

Nga VV, Fatbardha Reka si bartëse e listës ka marrë 2 mijë e 70 vota, pasuar nga Xhevat Sallahi me 237 vota dhe Brahim Osmani me 202.

Tek lista e LDK’së, më së shumti vota ka marrë Visar Azemi si bartës i listës me 1 mijë e 619 vota, pasuar nga Driton Sinani me 125 vota dhe Astrit Grainca me 109 vota./KFVA

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…