Janë numëruar 98 përqind e votave në komunën e Prishtinës, raporton Periskopi.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje pritet të ballafaqohen sërish më 9 nëntor.
Përparim Rama i LDK-së ka 33,76% përqind të votave.
Hajrulla Çeku nga VV ka 33,05% përqind të votave.
I treti është Uran Ismaili me 27,77% vota.
