Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava mbeti jashtë garës së balotazhit, por thotë se është ai që do ta marrë vendimin se kush do të jetë kryetar i ri i komunës.
“E kemi krejt kohën e botës me vendos, njëherë duhet me i pritë rezultatet edhe për asamble komunale pastaj me vendos. Me rëndësi është që unë e vendosi, Rrahim Tërnava e vendos se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i Fushë Kosovës për katër vitet e ardhshme”, tha ai për Indeksonline, trasnemton KFVA.
Valon Prebreza i LVV-së ka dalë i pari në Fushë Kosovë dhe sipas rezultateve preliminare, ka marrë 45,14% të votave.Pas tij renditet Besnik Osmani i LDK-së me 36,62%.
Tërnava, vetë, arriti të merrte 16,07% të votave.