Kryetari i Vetëvendosojes, Albin Kurti ka folur para mediave sot pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Kosovë, raporton KFVA.
Ai ka thënë se kjo parti fitoi 3 komuna pa balotazh, dhe se me votat e diasporës sipas tij do ta marrin edhe Gjilanin.
Kurti thotë se rritja e partisë është dhurata më e mirë.
“Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, në Kamenicë dhe Shtime. Me votat e diasporës mund të dal që e kemi fituar edhe Gjlanin pa balotazh. Që i bie se në këto katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh”, tha ai para mediave.
“Ndërkaq jemi në 12 komuna në balotazh nga 17 sa kanë shkuar gjithsejt, nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty”, theksoi ai.