E diela zgjedhore shkoi pa incidente, dhe shtoi se procesi i votimit u karakterizua nga një mbarëvajtje e jashtëzakonshme.
“Pavarësisht një gare të ngushtë mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, dhe këtij rivaliteti për të fituar udhëheqjen e komunës së Mitrovicës së Jugut, ajo që vlen të theksohet është se gjithçka është karakterizuar nga një mbarëvajtje e jashtëzakonshme, nga një proces jashtëzakonisht kredibil. Nuk ka pasur pothuajse asnjë incident të raportuar sa i përket zgjedhjeve, përkatësisht votimeve që do të mund të ndikonin në rezultatin e zgjedhjeve”, tha Krasniqi për “Ora Shtatë”.
Krasniqi shton se dallimi mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është vetëm 28 vota, derisa vendin e parë e ka zënë Arian Tahiri.
Gazetari shton se tani kanë mbetur të numërohen votat me kusht dhe votat e diasporës.