Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e të dhënave mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme lokale deri në orën 17:00.
Nga 97,94% të vendvotimeve të procesuara, dalja deri në 17:00, sipas KQZ-së, është 32,30%.
Janë 654.081 persona që kanë votuar në të gjithë vendin, deri në atë kohë, sipas të dhënave të përditësuar së fundmi në orën 17:09.
