Kosovë Lajme

Ramush Haradinaj e nis ditën e zgjedhjeve pranë nënës së tij, Rukës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka filluar mëngjesin e ditës së zgjedhjeve me një moment familjar e të ngrohtë pranë nënës së tij, zonjës Rukë. Në një foto të publikuar nga vetë Haradinaj, ai shihet duke e shoqëruar nënën në këtë ditë të rëndësishme për vendin.

Me këtë gjest, Haradinaj ka përcjellë një mesazh të qartë respekti e mirënjohjeje për familjen dhe rrënjët, duke e nisur ditën me simbolikën e dashurisë më të pastër atë të nënës.