• Sun. Oct 12th, 2025

Ramiz Lladrovci përmbys çdo Exit Poll – del më i votuari në Drenas!

Bykfvanews

Oct 12, 2025

Në një zhvillim surprizë gjatë numërimit të votave, Ramiz Lladrovci ka përmbysur çdo parashikim dhe sipas të dhënave të fundit nga Exit Poll-et, po del më i votuari në komunën e Drenasit.

Burime nga disa qendra kyçe të votimit raportojnë se kandidati i PDK-së ka marrë një mbështetje të gjerë qytetare, duke tejkaluar rivalët dhe duke rikthyer epërsinë që e ka karakterizuar në garat e mëparshme.

Në shtabin e tij zgjedhor po mbretëron entuziazëm dhe atmosferë fitoreje, ndërsa përkrahësit thonë se “Drenasi foli qartë Lladrovci prapë në krye!”.

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga KQZ, por për momentin, të gjitha sinjalet tregojnë se Ramiz Lladrovci është fituesi moral i garës në Drenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *