• Sun. Oct 12th, 2025

Ramiz Lladrovci e kall Drenasin mbi 55% të votave sipas KQZ!

Bykfvanews

Oct 12, 2025

Sipas rezultateve të fundit nga KQZ-ja në komunën e Drenasit, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, po e dominon garën zgjedhore duke kaluar mbi 55,81% të votave.

Burime nga KQZ konfirmojnë se Lladrovci ka krijuar epërsi të dukshme dhe të qëndrueshme, duke “kallur” atmosferën në Drenas me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve

Në shtabin e tij, mbizotëron gëzim dhe entuziazëm i madh, ndërsa përkrahësit thonë se kjo është “fitorja e njeriut të punës dhe vendosmërisë”.

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por të gjitha shenjat tregojnë se Ramiz Lladrovci po e mban fuqishëm fronin në Drenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *