Enver Haliti, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit ishte kandidat për kryetar të Ferizajt, ka njoftuar zyrtarisht se ka humbur garën në këtë komunë.
Haliti ka shkruar se “nuk ishte nata jonë”.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Sonte nuk ishte nata jonë, por mbi të gjitha, një falënderim për gjithë ata mijëra qytetarë që na besuan dhe na përkrahën me votën e tyre.
Zëri juaj u dëgjua, edhe pse kësaj radhe nuk ngadhënjeu. Unë pata një ofertë të sinqertë, me projekte konkrete dhe me përkushtim të vërtetë për qytetin tonë, por qytetarët vendosën ndryshe, dhe ne e respektojmë plotësisht verdiktin e sovranit.
Megjithatë, ne do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve, kundërshtarë të betonit, korrupsionit dhe kriminalizimit, sepse dashurinë për qytetin nuk ta jep pushteti, por përkushtimi ndaj tij.
Faleminderit nga zemra!