Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ushtruar të drejtën e saj të votës.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
“Votova sot si qytetare e Prishtinës. Inkurajoj të gjithë bashkëqytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar Jahjaga.