Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e votave për garën në Prishtinë.
Nga 11.20 për qind e kutive të numëruara, Përparim Rama vazhdon të prijë me 37.24 për qind, teksa i dyti është Hajrulla Çeku i VV-së me 33.18 për qind.
I treti, sipas publikimit të votave të KQZ-së është Uran Ismaili me 1 mijë e 983 vota apo 24.67 për qind.
E, në vendin e katërt është Bekë Berisha i AAK-së me 226 vota apo 2.81 për qind. /KFVA/