Trump: Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më telefonoi, më tha që e meritoja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ka marrë një telefonatë nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, e cila i ka thënë se e meriton çmimin dhe se ajo po e pranon atë në nder të tij.

“Personi që në fakt fitoi Çmimin Nobel më telefonoi sot dhe më tha: ‘Po e pranoj këtë në nderin tuaj sepse ju me të vërtetë e meritoni’”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, pa e përmendur me emër udhëheqësin e opozitës venezueliane.

“Është shumë mirë nga ana e saj që e bëri këtë. Unë nuk thashë ‘atëherë ma jep mua’, megjithëse mendoj se mund ta bëjë këtë”, shtoi ai.

Çmimi Nobel për Paqen është një çmim i rëndësishëm politik. Në javët e fundit, Trump ka theksuar vazhdimisht se e meriton çmimin, duke thënë se ka përfunduar shtatë luftëra në vetëm shtatë muaj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…